RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti për barrikadat: Nuk bisedojmë me kriminelët, do t’i arrestojmë ata

kurti-per-barrikadat:-nuk-bisedojme-me-kriminelet,-do-t’i-arrestojme-ata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për situatën në veri dhe vendosjen e barrikadave.

Kurti ka thënë se kriminelët e veriut po sfidojnë organet e zbatimit të ligjit.

Ai ka thënë se Qeveria i ka dhënë kohë KFOR-it, mirëpo që kjo kohë po ecën shpejtë.

I pari i Qeverisë shtoi se nuk do të ketë biseda me kriminelët për barrikadat.

“Kriminelët po sfidojnë organet e zbatimit të ligjit. Këta kriminelë të sanksionuar nga SHBA e Britania po mbështeten nga Qeveria dhe presidenti i Serbisë. Kosova dhe institucionet e saja nuk do të bisedojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata. Vendosja e barrikadave është veprim i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar. Por kjo kohë po shkon me shpejtësi . S’mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë”, tha kryeministri.

Related posts

Përmbytje në Shkup, ende nuk ka bilanc të dëmeve nga shirat

admin

Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme miratoi disa pika nga seancat e papërfunduara

admin

VIDEO/ Vjedhja spektakolare e një argjendarie, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

admin