RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytje në Shkup, ende nuk ka bilanc të dëmeve nga shirat

permbytje-ne-shkup,-ende-nuk-ka-bilanc-te-demeve-nga-shirat

Shirat e rrëmbyeshëm të një dite më parë në Maqedoninë e Veriut kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe bllokim të akseve rrugore në pjesën më të madhe të vendit.

Shkupi ishte thuajse i bllokuar nga pemët e rëna për shkak të erërave të forta. Niveli i ujit kaloi 1 metër në biznese e banesa. Shumë automjete u dëmtuan. Komuna me shumicë shqiptare ishte më e prekura nga.

Qindra banesa u përmbytën, kjo për shkak është të një rrjeti të amortizuar të kanalizimeve.

“Më shumë ka patur ujë dhe kanë rënë më shumë pemë që i kanë dëmtuar makinat. Ka patur edhe shtëpi që ju kanë mbushur bodrumet. Ky dru duket se ka bërë dëm vetëm tek kulmi ndërsa të tjerët që kanë rënë kanë bërë më shumë dëm. Këto të gjithë janë të punësuar të Parqe dhe Gjelbërime. Askush nuk na ndihmon vetëm ne jemi.

Mungesa e punonjësve të pastrim-gjelbërimit bëri që shumë qytetarë të dalin vetë me mjete rrethanore për të pastruar dhe hequr ujin nga shtëpitë e tyre. Pa mjetet e duhura, ata hasën shumë vështirësi”, u shpreh se Enes Imeri, punonjës i pastrimit.

“Mund të shihni se tek ndërtesa jonë dhe ndërsa e fqinjti janë mbi 10 vetura të dëmtuara, me vlera të ndryshme. Përveç veturave ka edhe dëme të tjera materiale nëpër bodrume, shtëpi. Nuk dua ta fajësoj askënd por do tu sygjeroj autoriteteve që sa më shpejtë ta korrigjojnë këtë defekt tradicional që e keni ne në komunën e Çairit…Mos dhashtë Zoti të kemi viktima”, tha një banor i Çairit.

Dëmet e shkaktuara në komunën e Çairit kapin shifrën e qindra mijëra euro, thonë qytetarët e prekur nga përmbytjet. Ende grupet e punës nuk kanë dalë në terren për vlerësimin e dëmeve, e kjo gjë shtyn qytetarët të mendojnë se nuk do të kompensohen.

Komuna e Shkupit nuk ka bërë një bilanc të situatës së sa është niveli i dëmeve. Parashikimet e motit tregojnë se e gjithë java do të rezervojë reshje shiu te dëndura në territorin e Maqedonisë së Veriut. /euronews

Related posts

Drojë nga përhapja e sëmundjeve pas përmbytjeve në Derna

admin

Partia gjermane në pushtet: Njohja e shtetit palestinez nuk duhet të jetë më “tabu”

rezart morina

Ukrainasit shkatërrojnë bazën ruse, e godasin fuqishëm me raketat franceze ‘AASM Hammer’

admin