RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trupat ruse pretendojnë sulme të suksesshme në vijën e frontit në Ukrainë

trupat-ruse-pretendojne-sulme-te-suksesshme-ne-vijen-e-frontit-ne-ukraine

Ushtria ruse njoftoi të martën se gjatë luftimeve të artilerisë në pozicionet e vijës së frontit që shtrihen nga Khersoni në jug deri në Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës, ishin shkaktuar humbje të konsiderueshme të ushtarëve ukrainas.

“Rreth 60 ushtarë ukrainas u “shkatërruan” në luftimet rreth Donetskut në Ukrainën lindore”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, në Moskë.

“Në rajonin fqinj të Luhanskut, rreth 30 ushtarë ukrainas u vranë në një sulm artilerie”, tha ministria.

Kievi nuk ka komentuar dhe raportet e fushëbetejës nga të dyja palët nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Më herët, shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë (FSB) tha se, katër diversantë ukrainas ishin vranë në kufirin ruso-ukrainas në rajonin e Bryanskut.

Thuhet se ata mbanin pajisje shpërthyese të prodhuara në shtëpi, armë dhe municione të huaja, si dhe pajisje komunikimi dhe navigimi, për të kryer sulme terroriste në territorin rus.

Media ukrainase raportoi se ushtarët po kryenin detyra ushtarake si pjesë e luftës kundër pushtimit rus. /atsh

Related posts

Borxhi publik shënon rritje, mjetet po shpenzohen për zhvillim ekonomik

Muhamet Ramadani

Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja do të vazhdojë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për narkotrafik

Muhamet Ramadani

Turqia shpëton 10 emigrantë të parregullt në Detin Egje

Muhamet Ramadani