RTV AHIRETI
Shëndetësi

Dermatologët tërheqin vërejtjen për rrezikun nga “orët e mençura”

dermatologet-terheqin-verejtjen-per-rrezikun-nga-“oret-e-mencura”

Pajisjet si “Apple Watch” dhe “Fitbit” mund të shkaktojnë skuqje në lëkurë, ngase janë “terren i përsosur për baktere”, sipas një studimi.

Personat që bëjnë palestër dhe nuk i pastrojnë dy pajisjet në fjalë çdo ditë, kanë nivele shumë më të larta të mikrobeve sesa të tjerët në lëkurën e tyre.

Studimi gjithashtu testoi sipërfaqet e lëkurës të pesë përdoruesve të rregullt të orave të mençura. Nga ky studim doli se ata kishin nivele më të larta të baktereve se normalja.

Normalisht, bakteret e stafilokokut mund të gjenden në veshje ose në lëkurë, por nivelet e larta do të çojnë në acarim të lëkurës.

Dr Nicole Chiang, një dermatologe nga Spitali Universitar i Manchesterit të Jugut NHS Foundation Trust tha se përdorimi i rregullt i ‘smartwatch’-ëve mund të çojë në infeksione.

Ekspertët e lëkurës janë të shqetësuar se si pajisjet më të fundit kanë potencë më të madhe të baterisë, gjë që po bën që përdoruesit të mos i hjekin fare nga dore ato.

Dr. Anjali Mahto, dermatologe, tha se pacientët vuanin shpesh nga alergjia në nikel, prej nga edhe përbëhet një pjesë e këtyre “smartwatch”-ëve, gjë që krijoi probleme të tjera të lëkurës.

Related posts

Sportet më të mira për shëndetin

admin

Nëntë metoda shtëpiake për të përballuar më mirë ftohjen ose gripin

Irfan Jahiu

Kjo pije e rekomanduar nga ekspertët mund t’ju ndihmojë të zvogëloni rrezikun e një ataku në zemër

admin