RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia regjistron vdekje rekord nga COVID-19 të mërkurën

japonia-regjistron-vdekje-rekord-nga-covid-19-te-merkuren

Japonia ka regjistruar të mërkurën 415 vdekje nga COVID-19, numërimi më i lartë ndonjëherë për një ditë të vetme në këtë vend, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë japoneze, shkruan Reuters.

Vendi numëroi 216.219 raste të reja me COVID-19, 4% më shumë nga një javë më parë, treguan gjithashtu të dhënat, duke iu afruar nivelit rekord prej rreth 260 mijë raste në ditë në gusht.

Në shtatë ditët e fundit, Japonia kishte infeksionet më të mëdha të konfirmuara në botë me COVID-19 dhe më së shumti vdekje pas Shteteve të Bashkuara, sipas një raporti nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kina dyshohet se e ka trendin edhe më të rëndë, por shifrat nuk raportohet të sakta.

Related posts

Rritet numri i viktimave në Gaza: 71,384 dëshmorë dhe 171,251 të plagosur që nga nisja e agresionit

Muhamet Ramadani

Gaza, “Rojet e Trashëgimisë” mbrojnë objektet historike të dëmtuara nga sulmet izraelite

RTI

MPJ e Turqisë paralajmërim udhëtimi për qytetarët e saj që udhëtojnë në SHBA dhe vendet evropiane

admin