RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbyten pesë emigrantë duke tentuar ta kalojnë Kanalin Anglez

mbyten-pese-emigrante-duke-tentuar-ta-kalojne-kanalin-anglez

Pesë emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin kanë vdekur në ujërat franceze, tha një zyrtar francez i detit për BBC.

Rreth 70 njerëz u munduan të hipnin në një anije të vogël, e cila u përmbys duke tentuar të nisej nga një plazh në orët e hershme të së dielës, sipas mediave franceze.

Dhjetëra prej tyre u nxorën nga uji nga ekipet e shpëtimit në qytetin Calais në veri të Francës.

Autoritetet lokale njoftuan se emigrantët e mbytur ishin nga Iraku dhe Siria.

Emigrantët hasën në telashe menjëherë pasi anija u nis nga bregdeti francez në drejtim të Anglisë rreth orës 2:00 mëngjesin e së dielës, sipas AFP-së.

“Pasi anija u nis nga plazhi, njerëzit hasën në vështirësi në ujë për të arritur të hipin në anije”, tha për AFP-në një zëdhënës i prefekturës detare të Francës.

Një anije patrulluese shkoi në vendin e ngjarjes dhe i gjeti trupat e pajetë.

Rreth 50 zjarrfikës dhe disa automjete të policisë shkuan në vendin e ngjarjes, po ashtu.

Dhjetëra të mbijetuar u dërguan në një qendër të komunitetit lokal. /rel/bbc

Related posts

Rusia i jep fund marrëveshjes së eksportit të grurit ukrainas

rezart morina

Greqia dhe Turqia rifillojnë marrëdhëniet diplomatike pas tërmetit

rezart morina

Pastori i Betlehemit i kërkon kishës anglikane që ‘të mos mbyllë sytë’ në lidhje me Gazën

admin6