RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xhaferi i gatshëm për ndryshimet kushtetuese, por qeveria nuk e ka shumicën e duhur

xhaferi-i-gatshem-per-ndryshimet-kushtetuese,-por-qeveria-nuk-e-ka-shumicen-e-duhur

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, shprehu gatishmëri për të vepruar “në çdo moment” në lidhje me ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se qeveria ende nuk ka siguruar shumicën prej dy të tretave, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhaferi mbajti një brifing me gazetarët, ku u diskutua për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit. Ai theksoi se procedura për inicim është e paraparë me Rregulloren e Punës dhe Kushtetutën, përkatësisht se kush mund të inicojë ndryshime kushtetuese.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Xhaferi tha se deri më tani nuk ka pasur nevojë për takim të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Ai tha se qëndrimi i kryeministrit Kovaçevski dihet, por theksoi se për momentin nuk ka shumicë adekuate.

“Ne jemi duke biseduar me të gjithë dhe në momentin që ata konsiderojnë se ka parakushte për të nisur iniciativën, unë jam i gatshëm në çdo moment, sipas kompetencave, të veproj sipas procedurës së paraparë”, tha Xhaferi.

Sipas kornizës negociuese të miratuar nga Bashkimi Evropian (BE), Maqedonia e Veriut duhet të miratojë amendamente kushtetuese.

Xhaferi i pakënaqur me punën e Kuvendit

Në raportin për punën e Kuvendit për vitin aktual 2022, thuhet se Kuvendi ka punuar 88 ditë për seanca plenare. Në të njëjtën kohë, ka shumë ligje të mbetura të komisioneve parlamentare.

Lidhur me këtë, Xhaferi ka theksuar se VMRO-DPMNE-ja opozitare ka vendosur të kalojë në bllokadë aktive. Ai tha se ky vendim është një e drejtë politike demokratike e subjektit politik “dhe rezultati do të vlerësohet nga qytetarët”.

Me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, VMRO DPMNE-ja opozitare para disa muajve filloi me të ashtuquajturën bllokadë aktive të Kuvendit, me njoftimin se do të mbështesin vetëm nismat e mira, dhe do të bllokojnë gjithçka tjetër.

Related posts

“Nuk ka vendim” për mbyllje të kufijve në Rusi

admin

Houthi-t ‘i shpallin lu’ftë’ Iz’raelit dhe aleatëve të tij

rezart morina

Gërmime në Prishtinë për gjetjen e dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës

rezart morina