RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, 30 vatra zjarri në 24 orët e fundit

shqiperi,-30-vatra-zjarri-ne-24-oret-e-fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 8 vijojnë aktive, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Puna për shuarjen e zjarreve po vijon në Dajt, Priskë dhe Çakallesh por nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, në bashkinë Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në terren të vështirë por edhe aty aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Edhe në zonat e bashkisë së Elbasanit dhe ato të bashkisë së Beratit po vijon ndërhyrja për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin.

Related posts

Tre dekada pas gjenocidit në Ruanda, presidenti i saj fajëson komunitetin ndërkombëtar për mosveprim

admin

Rritet kostoja e jetesës në Kosovë, shtrenjtohen produktet ushqimore dhe të ndërtimit

Muhamet Ramadani

Rritet në 70.369 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani