RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia ashpërson rregullat për shpëtimin e migrantëve

italia-ashperson-rregullat-per-shpetimin-e-migranteve

Qeveria e djathtë e Italisë ka miratuar rregullat për të gjobitur organizatat bamirëse që shpëtojnë emigrantët në det, dhe do t’i bllokojnë anijet e tyre nëse shkelin një grup të ri rregullash më të ashpra.

Një dekret i kabinetit të miratuar vonë të mërkurën, i parë nga Reuters, thotë se këto anije duhet të kërkojnë një port dhe të lundrojnë drejt tij “pa vonesë” pas një shpëtimi, në vend që të qëndrojnë në det duke kërkuar anije të tjera emigrantësh në fatkeqësi.

Aktualisht, misionet e bamirësisë ose organizatave joqeveritare (OJQ) në Mesdheun qendror zgjasin zakonisht disa ditë, me anije bamirësie që kryejnë operacione të ndryshme shpëtimi dhe shpesh marrin qindra njerëz në bord.

Anijet e OJQ-ve duhet gjithashtu të informojnë ata në bord se mund të kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare kudo në Bashkimin Evropian, thuhej në dekret.

Kapitenët që shkelin këto rregulla rrezikojnë gjoba deri në 50,000 euro dhe shkeljet e përsëritura mund të rezultojnë në bllokimin e anijes.

Që nga marrja e detyrës në tetor, qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka vënë në shënjestër aktivitetet e organizatave bamirëse të shpëtimit në det, duke i akuzuar ato për lehtësimin e punës së trafikantëve të njerëzve.

Pothuajse 104,000 migrantë janë zbarkuar në Itali gjatw vititr 2022, tregojnë të dhënat e ministrisë së Brendshme, krahasuar me rreth 67,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 34,000 në 2020 dhe më shumë se 181,000 në vitin 2016.

Related posts

Bislimi: Kosova synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO dhe Këshill të Evropës

rezart morina

Presidenti turk rikonfirmon angazhimin për anëtarësimin në BE

RTI

BBC artikull për Alpet shqiptare: Toka e egër e fundit e Evropës

admin