RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vala e re e Covidit, disa shtete vendosin kufizime udhëtimi ndaj Kinës

vala-e-re-e-covidit,-disa-shtete-vendosin-kufizime-udhetimi-ndaj-kines

Koreja e Jugut i bashkëngjitet listës së shteteve që po zgjerohet – e që përfshin Spanjën, Italinë, Malajzinë, Japoninë, Indinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vendosur kufizime ndaj shtetasve kinezë.

Koreja e Jugut i bashkëngjitet listës së shteteve që po zgjerohet – e që përfshin Spanjën, Italinë, Malajzinë, Japoninë, Indinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vendosur kufizime ndaj shtetasve kinezë.

Koreja e Jugut ka marrë masa për të kufizuar udhëtimet nga Kina, duke vendosur viza, teste për Covid dhe duke kufizuar fluturimet, pasi Pekini po përballet me tjetër rritje të rasteve me Covid-19.

“Deri në shkurt të vitit të ardhshëm, ata që hyjnë në Korenë e Jugut nga Kina do të duhet t’i nënshtrohen testit të Covidit para dhe pas arritjes”, tha Kryeministri koreanojugor, Han Duck-soo të premten.

Udhëtarët nga Kina duhet të tregojnë testin PCR negativ, jo më të vjetër se 48 orë, para se të ngjiten në aeroplan për në Kore të Jugut, ose test antigjen negativ brenda 24 orëve para nisjes.

Ata do të duhet të kryejnë tjetër test PCR brenda ditës së parë pas arritjes.

Koreja e Jugut gjithashtu do të kufizojë lëshimit e vizave afatshkurtra për shtetasit kinezë, përveç për zyrtarët publikë, diplomatët dhe personat me qëllime kruciale humanitare ose të biznesit, deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Me këtë vendim, Koreja e Jugut i bashkëngjitet listës së shteteve që po zgjerohet – e që përfshin Spanjën, Italinë, Malajzinë, Japoninë, Indinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kina tha se të dhënat që i publikon për vdekjet nga Covid-19 kanë qenë gjithmonë transparente, raportuan mediat shtetërore të enjten, përkundër faktit se shifrat zyrtare janë të ulëta në krahasim me vendet e tjera dhe spitalet janë të stërmbushur me të infektuar.

Related posts

Zyra e mediave në Gaza: Izraeli kërcënon të shkatërrojë kompleksin mjekësor Al-Shifa me shumë njerëz brenda

RTI

Kërkohet paraburgim ndaj drejtorit të kompanisë “Visametric”

rezart morina

Turqia miraton ofertën e Finlandës për të hyrë në NATO

admin