RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite plagosën 6 palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-plagosen-6-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite plagosën 6 palestinezë, dy prej të cilëve me plumba të vërtetë, gjatë bastisjes në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët izraelitë bastisën disa zona në qytetin e Nablusit, rrethuan një shtëpi në zonën e qytetit të vjetër. Gjithashtu pati një përplasje mes palestinezëve që kundërshtuan bastisjet e ushtarëve izraelitë.

Drejtori i Shërbimit Emergjent të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Nablus, Ahmed Jibril për AA tha se si pasojë e përleshjeve 2 persona kanë mbetur të plagosur nga plumbat e vërtetë, 2 janë plagosur nga predha dhe 1 është plagosur nga plumbat plastikë.

Jibril theksoi se një palestinez me lëndime të lehta në kokë dhe 25 palestinezë të prekur nga gazi lotsjellës u trajtuan në vendngjarje.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, ushtarët izraelitë arrestuan një të ri palestinez për të cilin “kishte urdhër arresti” në bastisjen e tyre në qytetin e Nablusit.

Sipas televizionit izraelit “Channel 12”, personi i arrestuar i përket një grupi në Palestinë që e quan veten “Gropa e Luanit”.

“Gropa e Luanit” me bazë në Nablus

Në Palestinë, grupi i armatosur që e quan veten “Gropa e Luanit” u shfaq për herë të parë në një paradë ushtarake në qytetin e vjetër të Nablusit në fillim të shtatorit.

Sipas lajmeve të mediave izraelite, shumica e grupit përbëhet nga njerëz të armatosur të moshës 18-24 vjeç. Grupi shpjegon qëllimin e tij si mbrojtjen e Nablusit dhe rrethinave të tij nga ushtarët izraelitë.

Njoftohet se në grup ka anëtarë nga fraksione të ndryshme palestineze.

Related posts

Shpëtohen 60 emigrantë sirianë në Qipro, kishin humbur në det për gjashtë ditë

admin6

Kurti e quan Serbinë agresive e nevrike: Na bën të kujdesshëm, jo të frikësuar

admin6

Qeveria prezanton masën 1.2, ka të bëjë me lëndët djegëse për ngrohje

rezart morina