RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet e vdekur një femër në Prishtinë, vërehen lëndime në trupin e saj

gjendet-e-vdekur-nje-femer-ne-prishtine,-verehen-lendime-ne-trupin-e-saj

Një femër është gjetur pa shenja jete sot në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Nga Policia kanë thënë se e njëjta është gjetur e lënduar në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka shtuar se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, ka thënë tutje Ahmeti për lajmi.net.

Ahmeti ka thënë në fund se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Related posts

Dhuna e kolonëve izraelitë në rritje të ndjeshme në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Punëtori shqiptar në Kanada merr shpërblim 300 mijë dollarë, pasi u godit me grusht në vendin e punës

admin

Nga një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për keqpërdorime e ryshfet me tenderë në MPB

admin