RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqia dhe Katari përsërisin dënimin e provokimeve izraelite në Xhaminë Al-Aksa

turqia-dhe-katari-perserisin-denimin-e-provokimeve-izraelite-ne-xhamine-al-aksa

Në bisedën telefonike të mërkurën, kryediplomatët e Turqisë dhe Katarit përsëritën denoncimin e tyre për provokimin e djeshëm në Xhaminë Al-Aksa nga ministri i ri izraelit i Sigurisë Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë, ministri Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, diskutuan mbi “bastisjen e së martës në Xhaminë Al-Aksa dhe zhvillimet e fundit në Siri dhe Afganistan”.

“Gjatë bisedës telefonike, ministrat përsëritën dënimin e tyre në lidhje me aktin provokues të Itamar Ben-Gvir, ministrit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, dje në xhaminë Al-Aksa”, thuhet në deklaratë.

Duke shtuar se të dy zyrtarët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet në Siri, thuhet se Çavuşoğlu dhe Al Thani shprehën “shqetësimin e tyre të ndërsjellë në lidhje me ndalesën e fundit të qeverisë afgane (talebane) për qasjen e grave në arsim dhe përjashtimin e tyre nga fusha të caktuara të punës në Afganistan”.

Çavuşoğlu gjithashtu “përgëzoi homologun e tij për organizimin e suksesshëm të Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar”. Forcat turke ndihmuan gjithashtu në ofrimin e sigurisë gjatë ngjarjes, kupa e parë botërore e organizuar nga një vend musliman dhe arab.

Të martën, pavarësisht paralajmërimeve se një veprim i tillë do të ngjallte trazira, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, vizitoi kompleksin e Xhamisë Al-Aksa.

Al-Aksa për muslimanët paraqet vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, kësaj zone i referohen si Mali i Tempullit, duke pretenduar se në kohët e lashta aty ndodheshin dy tempuj hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

Media izraelite raporton numër më të lartë të viktimave në mesin e ushtrisë në Gaza sesa shifrat zyrtare

admin

Altun: Zgjedhjet pasqyruan vullnetin e kombit

rezart morina

Gjendet e vdekur një vajzë në autostradën “Arbën Xhaferi”

admin