RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Maqedoni e Veriut, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Dönmez, takohet me presidentin Pendarovski

maqedoni-e-veriut,-ministri-i-energjise-dhe-burimeve-natyrore-te-turqise,-donmez,-takohet-me-presidentin-pendarovski

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Dönmez u takua me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas marrëveshjes së nënshkruar dje në fushën e gazit natyror me Bullgarinë, ministri Dönmez zhvillon takime në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.

Ministri Dönmez dhe delegacioni që e shoqëron, u prit nga Pendarovski në rezidencën presidenciale “Villa Vodno”. Gjatë vizitës së tij, Dönmez u shoqërua dhe nga ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök.

Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura për median, sipas informacioneve të marra mësohet se krahas bashkëpunimit në fushën e energjisë janë diskutuar edhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Dönmez, në kuadër të vizitës në Shkup, do të zhvillojë një takim edhe me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Related posts

Hajnat shënjestrojnë xhamitë në Kamenicë, tri raste brenda pak ditësh

Muhamet Ramadani

Kuvendi mban sot seancë, pritet të diskutohet edhe për rritje të çmimeve

admin

Rrëzohet avioni në Britani, ekuipazhet e emergjencës në vendngjarje! Zbardhen detaje nga aksidenti

admin