RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një 35-vjeçar vdes në aksidentin e rëndë në Çagllavicë

nje-35-vjecar-vdes-ne-aksidentin-e-rende-ne-cagllavice

Një 35-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Çagllavicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmti.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka deklaruar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Trupi i viktimës A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”.

Related posts

Përshkallëzohet lufta/ Vriten tetë ushtarë izraelitë nga luftimet me Hezbollahun në Liban

admin

Kryeministri Rama takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

admin6

Fentanyli, shkaktari i shumicës së vdekjeve nga opioidet

admin