RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia bën thirrje për zgjidhje të përbashkët mbi mungesën e barnave në BE

greqia-ben-thirrje-per-zgjidhje-te-perbashket-mbi-mungesen-e-barnave-ne-be

Greqia i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) për të gjetur zgjidhje të përbashkët për mungesën e barnave që ka prekur disa vende anëtare.

Gjatë një interviste për televizionin grek ERT, ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, deklaroi se i është drejtuar Komisioneres Evropiane për Shëndetësi dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakidou, në një letër për zgjidhjen e mundshme të mungesës së barnave.

Duke theksuar se Greqia ka zbatuar një sërë masash për të adresuar problemin, ai theksoi rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët.

Plevris sugjeroi se importi dhe shpërndarja e centralizuar e lëndëve të para që përdorin industritë farmaceutike mund të shërbejë si zgjidhje e menjëhershme.

Ai shtoi se BE-ja duhet të ndërmarrë hapa për të mbështetur industrinë farmaceutike evropiane sepse “kriza ka treguar se BE-ja nuk mund të varet vetëm nga importimi i lëndëve të para nga Azia”.

Plevris shtoi se mes epidemisë së vazhdueshme të gripit dhe infeksioneve të tjera të sistemit të frymëmarrjes, kërkesa e lartë aktuale për barna që përdoren kundër tyre do të ulet me kalimin e dimrit, duke e kthyer tregun në normalitet.

Të martën, Greqia prezantoi një plan për trajtimin e mungesës së ilaçeve.

Masat do të përfshijnë rritjen e çmimit të barnave me çmim shumë të ulët dhe shpenzime më të larta për të siguruarit gjatë blerjes së barnave, si dhe kontrolle më të rrepta të depove dhe farmacive./atsh

Related posts

Rusia nuk ndalet, kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë

admin

Turqia ka dërguar në Kosovë 5 mijë pako ushqimore

admin

BE: Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, nuk përputhet me frymën e dialogut

admin6