RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i sot do të largojë kamionët në veri

kfor-i-sot-do-te-largoje-kamionet-ne-veri

Policia e Kosovës, ka informuar se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Për shkaqe pune dhe sigurie, siç është bërë e ditur nga PK, nga mengjesi një korsi e rrugës do të mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

“Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun.”, është bërë e ditur në njoftimin e Policisë.

Misioni i KFOR-it në Kosovë, para dy ditësh ka kryer disa operacione inxhinierike në veri të vendit, duke i larguar nga rruga automjetet e bllokuara që kanë mbetur në atë pjesë.

Ndryshe, të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët kanë larguar barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri të vendit, por aty kanë mbetur disa kamionë të djegur nga vetë ata.

Ndërsa, vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ditë më parë është dërguar në arrest shtëpiak.

Related posts

Analiza e REL: Çfarë duhet të bëjnë Ukraina dhe Moldavia që të bëhen anëtare të BE-së?

admin

Ambasada e SHBA-së: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, institucionet duhet të formohen sipas Kushtetutës

admin

Periudha pas zgjedhore në Kosovë/ Analiza e REL: Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet

admin