RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia jep detaje për aksidentin në Çagllavicë ku vdiq 35-vjeçari

policia-jep-detaje-per-aksidentin-ne-cagllavice-ku-vdiq-35-vjecari

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Çagllavicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.”, ka thënë Ahmeti.

Trupi i viktimës A.A., mashkull 35-vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me hetimin e rastit.

Related posts

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

admin

Iraku dënon sulmet SHBA-Arabi Saudite ndaj Forcave të Mobilizimit Popullor

Irfan Jahiu

Siria u bën thirrje OKB-së, vendeve arabe dhe islame të veprojnë kundër sulmeve të Izraelit

admin