RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli liron palestinezin pasi kaloi 40 vite në burg

izraeli-liron-palestinezin-pasi-kaloi-40-vite-ne-burg

Autoritetet izraelite liruan të burgosurin palestinez pas 40 vitesh në burg, njoftoi Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Karim Younis nga qyteti Ara në veri të Izraelit u arrestua më 6 janar 1983, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, që më pas u kthye në 40 vite burg.

Ai u akuzua si anëtar i lëvizjes së ndaluar në atë kohë, Fatah, dhe për “posedim të armëve” dhe “vrasjen e një ushtari izarelit”.

Younis është anëtar i Komitetit Qendror të Fatahut të udhëhequr nga Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas.

Gjatë qëndrimit në burg, ai shkroi dy libra në arabisht, njëra në vitin 1990 të titulluar “Realiteti Politik në Izrael” dhe tjetri në vitin 1993, me titull “Lufta ideologjike dhe zgjidhja”.

Related posts

Tensione të larta në Kuds pasi mijëra izraelitë të ekstremit të djathtë mbajnë ‘marshin e flamurit’ – VIDEO

rezart morina

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa pjesëve të Rafahut në prag të sulmit tokësor, ndërkombëtarët: Ndërlikohen përpjekjet për arritjen e një armëpushimi

admin

Kina dënon ashpër sulmet kundër Kuranit – VIDEO

admin