RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Petkoviq: Nuk ka bazë ligjore që Kurti të shkarkojë Ekipin Menaxhues

petkoviq:-nuk-ka-baze-ligjore-qe-kurti-te-shkarkoje-ekipin-menaxhues

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se mandati i Ekipit Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe zgjat deri në përfundimin e procesit të formimit të Asociacionit.

Më tutje Petkoviq ka thënë se Kuri nuk ka bazë ligjore që të shkarkojë Ekipin Menaxhues.

“Fakti që nuk i pëlqen drafti i Statutit të Asociacionit është problem i tij personal, sepse mandati i Ekipit Menaxhues ekzistues është aktiv dhe i vlefshëm, i konfirmuar në disa raste nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, por edhe nga lart, si dhe nga Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell.Para se Kurti të kontestojë funksionimin e Ekipit Menaxhues, le ta rinovojë materialin dhe le ta rilexojë deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano se ekipi menaxhues nuk mund të zëvendësohet në mënyrë të njëanshme, sepse ata janë pjesë e procesit të dialogut dhe se për ta është ende e vlefshme përbërja e atij ekipi”, tha Petkoviq.

Sipas tij, edhe Borrelli në fjalimin e tij, pas raundit të fundit të dialogut më 2 maj, theksoi se BE-ja do të vazhdojë të ftojë ekipin menaxhues në takime në Bruksel nëse është e nevojshme.

Related posts

Më 13 dhjetor në Shkup mbahet protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

admin

Shefi i EULEX-it: I tmerruar nga sulmi i dhunshëm kundër Policisë së Kosovës

admin

Presidenti i Sirisë Bashar Assad do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të Ligës Arabe me Arabinë Saudite

Muhamet Ramadani