RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve ende pa kryetar, në ditën e tretë të votimit

shba:-dhoma-e-perfaqesuesve-ende-pa-kryetar,-ne-diten-e-trete-te-votimit

Dhoma e Përfaqësuesve vazhdon të jetë në ngërç për shkak të mosmarrëveshjeve në mesin e republikanëve lidhur me zgjedhjen e një kryetari të ri.

Kandidati kryesor i tyre, Kevin McCarthy dështoi sërish të enjten, në raundet e reja të votimit që u zhvilluan.

Kjo ishte dita e tretë e përplasjes mes z.McCarthy dhe 20 kolegëve të tij republikanë konservatorë që vazhdojnë të mos e mbështesin atë.

Në votimin e njëmbëdhjetë të zhvilluar të enjten, z.McCarthy nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar dhe ligjvënësit votuan për të mbyllur punimet e kësaj dite.

Votimi pritet të vazhdojë sot.

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara nuk mund të funksionojë dhe anëtarët e rinj nuk e bëjnë dot betimin pa u zgjedhur kryetari. /voa

Related posts

Vodhi bizhuteri Cartier me vlerë 150 mijë euro, arrestohet shqiptari në Francë. Si e ‘tradhtuan’ gjurmët e gishtërinjve

admin

Presidenti i Pakistanit shpërndau parlamentin me kërkesë të kryeministrit

Muhamet Ramadani

Microsoft: Hakerët rusë po përgatiten për sulme te reja ndaj Ukrainës

Muhamet Ramadani