Edhe sot Shkupi kryeson në listën e qyteteve më të ndotura në botë.
Sipas platformës IQAIR Shkupi është në pozitën e 9 të qyteteve më të ndotura në botë. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm ka indeksin 185, ndërsa para tij janë disa qytete nga India, Pakistani, Kina dhe Mongolia. Ashtu si ditët e kaluara edhe sot më të përhapura në ajër janë grimcat helmuese PM 2.5, ndërsa ka edhe sasi të madhe të PM10.
Niveli i lartë i ndotjes në kryeqytet është edhe shkak i akuzave të reja partiako-politike. Nga VMRO DPMNE nëpërmjet një komunikate thonë se Shkupi dhe Maqedonia е Veriut po mbyten në ajër të ndotur, për shtatë vjet Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë euro për ajër më të pastër.
“20 miliardë euro janë shpenzuar përmes buxheteve çdo vit gjatë shtatë viteve të fundit dhe asnjë euro nuk është investuar në mënyrë thelbësore në një mjedis më të pastër apo në uljen e ndotjes së ajrit”.
Nga VMRO DPMNE thonë se për 7 vite qeverisje Shkupi mbytet nga ajri i ndotur. Në anën tjetër, LSDM-ja e fajëson udhëheqjen e Qytetit të Shkupit për nivelin e lartë të ndotjes. /shenja