RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA njofton ndihma ushtarake prej mbi 3,75 miliardë dollarë për Ukrainën dhe partnerët evropianë

shba-njofton-ndihma-ushtarake-prej-mbi-3,75-miliarde-dollare-per-ukrainen-dhe-partneret-evropiane

SHBA njoftoi një pako shtesë prej 3,75 miliardë dollarësh të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe partnerët evropianë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë tha se pakoja e re përfshin ofrimin e pajisjeve në vlerë prej 2,85 miliardë dollarësh nga stoqet ekzistuese të ushtrisë amerikane për t’i siguruar Ukrainës automjete luftarake të këmbësorisë “Bradley”, sisteme artilerie, transportues të blinduar, raketa tokë-ajër, municione dhe pajisje të tjera.

Gjithashtu, një shumë prej 225 milionë dollarëve do t’i jepet Ukrainës në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak “për të ndërtuar kapacitetin afatgjatë dhe për të mbështetur modernizimin e ushtrisë së Ukrainës”, tha Blinken.

Përpos kësaj, ai tha se rreth 682 milionë dollarë u ofrohen partnerëve evropianë për të “nxitur dhe plotësuar donacionet e pajisjeve ushtarake në Ukrainë”. Kryediplomati amerikan nuk specifikoi se cilat vende do të përfitonin nga fondet.

Ndihma totale ushtarake amerikane që kur presidenti Joe Biden mori detyrën tani është rritur në 24,9 miliardë dollarë.

Related posts

Varhelyi shkruan për takimin me Kurtin, vë theksin te Asociacioni

Muhamet Ramadani

Përvjetori i 6-të i sulmit terrorist në Quebec për herë të parë shënohet në vendin e ngjarjes, në xhami

Muhamet Ramadani

Vr’itet nga sn’ajperi një punonjës i OKB-së në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani