RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA njofton ndihma ushtarake prej mbi 3,75 miliardë dollarë për Ukrainën dhe partnerët evropianë

shba-njofton-ndihma-ushtarake-prej-mbi-3,75-miliarde-dollare-per-ukrainen-dhe-partneret-evropiane

SHBA njoftoi një pako shtesë prej 3,75 miliardë dollarësh të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe partnerët evropianë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë tha se pakoja e re përfshin ofrimin e pajisjeve në vlerë prej 2,85 miliardë dollarësh nga stoqet ekzistuese të ushtrisë amerikane për t’i siguruar Ukrainës automjete luftarake të këmbësorisë “Bradley”, sisteme artilerie, transportues të blinduar, raketa tokë-ajër, municione dhe pajisje të tjera.

Gjithashtu, një shumë prej 225 milionë dollarëve do t’i jepet Ukrainës në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak “për të ndërtuar kapacitetin afatgjatë dhe për të mbështetur modernizimin e ushtrisë së Ukrainës”, tha Blinken.

Përpos kësaj, ai tha se rreth 682 milionë dollarë u ofrohen partnerëve evropianë për të “nxitur dhe plotësuar donacionet e pajisjeve ushtarake në Ukrainë”. Kryediplomati amerikan nuk specifikoi se cilat vende do të përfitonin nga fondet.

Ndihma totale ushtarake amerikane që kur presidenti Joe Biden mori detyrën tani është rritur në 24,9 miliardë dollarë.

Related posts

Hamasi paralajmëron sulme të fuqishme ndaj Izraelit

wpuser

Turqia paralajmëron për veprim nëse mbyllja e konsullatave perëndimore vazhdon

rezart morina

Erdoğan me rastin e 22-vjetorit të themelimit të AK Partisë: Askush nuk mund të përçajë Turqinë

admin