RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

​Borrell: Tërheqja e trupave ruse, alternativa e vetme për paqe me Ukrainën

​borrell:-terheqja-e-trupave-ruse,-alternativa-e-vetme-per-paqe-me-ukrainen

“Tërheqja e trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës është i vetmi opsion për të rivendosur paqen dhe sigurinë”. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një bisedë telefonike të zhvilluar këtë të shtunë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Për Borrel, armëpushimi i njëanshëm i shpallur dy ditë më parë nga presidenti rus Vladimir Putin nuk e ndryshon faktin që Rusia po pushton ilegalisht pjesë të territorit ukrainas.

“Në mungesë të veprimeve të tilla konkrete, një armëpushim i njëanshëm duket si një përpjekje e Rusisë për të blerë kohë për të rifurnizuar dhe riorganizuar trupat e saj ose për të riparuar reputacionin e saj të shkatërruar ndërkombëtar”, tha Borrel.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi ditën e enjte (5 janar) ministrin e tij të Mbrojtjes, të vendosë një armëpushim prej 36-orësh në vijën e frontit me Ukrainën.

Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë propozimin e Rusisë për armëpushim 36-orësh, lidhur me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse Ruse. Zelenskyi këmbëngul se lufta do të përfundojë kur ushtarët rus të largohen nga Ukraina. /tch

Related posts

Kosovë/ Bisedimet politike për krijimin e institucioneve! Përfundon sërish pa marrëveshje takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut

admin

Numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë shkon në 5,546/ OKB ka ndihmuar mbi 100 mijë persona, nevojiten 80 milionë dollarë

Irfan Jahiu

Kosova dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje për fushën e mjekësisë ushtarake

admin