RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

​Borrell: Tërheqja e trupave ruse, alternativa e vetme për paqe me Ukrainën

​borrell:-terheqja-e-trupave-ruse,-alternativa-e-vetme-per-paqe-me-ukrainen

“Tërheqja e trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës është i vetmi opsion për të rivendosur paqen dhe sigurinë”. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një bisedë telefonike të zhvilluar këtë të shtunë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Për Borrel, armëpushimi i njëanshëm i shpallur dy ditë më parë nga presidenti rus Vladimir Putin nuk e ndryshon faktin që Rusia po pushton ilegalisht pjesë të territorit ukrainas.

“Në mungesë të veprimeve të tilla konkrete, një armëpushim i njëanshëm duket si një përpjekje e Rusisë për të blerë kohë për të rifurnizuar dhe riorganizuar trupat e saj ose për të riparuar reputacionin e saj të shkatërruar ndërkombëtar”, tha Borrel.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi ditën e enjte (5 janar) ministrin e tij të Mbrojtjes, të vendosë një armëpushim prej 36-orësh në vijën e frontit me Ukrainën.

Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë propozimin e Rusisë për armëpushim 36-orësh, lidhur me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse Ruse. Zelenskyi këmbëngul se lufta do të përfundojë kur ushtarët rus të largohen nga Ukraina. /tch

Related posts

BE premton 88 milionë euro për Autoritetin Palestinez

RTI

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

RTI

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Mal të Zi, Lëvizja “Evropa tani” fitoi më shumë vota

Muhamet Ramadani