RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve

perfundon-protesta-ne-shterpce,-lirohet-rruga-per-qarkullimin-e-automjeteve

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka përfunduar protesta në komunën e Shtërpcës.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se rruga Shtërpcë-Prevallë tashmë është liruar për qarkullim.

“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente. Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve”, njofton policia.
Rakiq e Jevtiq kërkojnë siguri për qytetarët serb, thonë se janë kohë të vështira për ta

E plotësuar: Në Shtërpcë është mbajtur protesta lidhur me plagosjen e dy të rinjve të nacionalitetit serb që ndodhi të premten më 6 janar.

Të pranishmëve u është drejtuar me një fjalë rasti, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetari i kësaj komune Dalibor Jevtiq.

Rakiq ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti duke thënë se “regjimi i tij është edhe në Shtërpcë siq ishte edhe në veri”.

“Jemi këtu, pas 20 ditëve të qëndrimit të vëllezërve tonë në barrikada në veri të Kosovës. Regjimi i Kurtit është në Shtërpcë ashtu siç është në veri. Siç e shihni nuk jemi të lodhur, për 20 ditë nuk e kemi sulmu asnjë shqiptarë me qëllimin që të mos japim arsye shqiptarëve – qeverisë Kurti për sulme. Ata duhet të ofrojnë siguri e jo të na frikësojnë”, ka thënë Rakiq.

Ai u ka kërkuar qytetarëve serb të mos dorëzohen. “Mesazhi ynë është që mos të dorëzohemi”, ka thënë ndër të tjera Rakiq.

Ndërkaq kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq u shpreh se “Kurti duhet të ndaloj sulmet ndaj fëmijëve tonë”.

“Duam ta dërgojmë mesazhin se askush s’mund të na prek dhe të na largoj. Rezultati aktual i qeverisjes është që të na sulmojnë. Kurti duhet të ndaloj sulmet ndaj fëmijëve tonë”, ka thënë Jevtiq.

—–

Related posts

Pas përfundimit të “pauzës humanitare” në Gaza, Izraeli ka vrarë 32 palestinezë brenda tre orëve

rezart morina

Francë, sezoni i pushimeve rrit përhapjen e Eris, versionit të ri të COVID-19

admin

Kryediplomati turk: Rruga e Laçinit është territor azerbajxhanas

rezart morina