RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Paris, mijëra njerëz në protestë kundër qeverisë franceze – VIDEO

paris,-mijera-njerez-ne-proteste-kunder-qeverise-franceze-–-video

Mijëra demonstrues u mblodhën të shtunën në Paris për të protestuar ndaj presidentit të Francës Emmanuel Macron për rritjen e çmimeve dhe reformën e pensioneve, raporton Anadolu Agency (AA).

Jelekët e Verdhë dolën sërish në rrugë për të protestuar kundër reformës së pensioneve të Macron-it dhe inflacionit të lartë.

Jamal Bouaban, një anëtar i lëvizjes “Jelekët e Verdhë”, tha se pavarësisht pjesëmarrjes së dobët, grupi arriti qëllimin e tij për të konfirmuar se zërat e tyre nuk janë zhdukur dhe se qeveria e Macron-it duhet t’i dëgjojë kërkesat e tyre dhe t’i marrë ato seriozisht.

“Ne dolëm sot për hir të të gjithë francezëve që po vdesin nga uria për shkak të çmimeve të larta që ata nuk mund t’i përballojnë më”, tha ai, paralajmëruar më shumë demonstrata.

Ndërkohë, greva e mjekëve është bërë së fundmi një problem tjetër për Francën pasi profesionistët shëndetësorë janë në një ndërprerje të dytë pune nga 2 deri më 8 janar.

Mjekët u mblodhën të enjten në Paris për të kërkuar kushte më të mira pune. Mijëra demonstrues marshuan drejt Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbajtën një minutë heshtje për të përkujtuar mjekët që kanë kryer vetëvrasje.

Franca është përballur me një “epidemi e trefishtë” të koronavirusit, gripit dhe bronkiolitit. Është rritur numri i pacientëve në urgjencë, duke shkaktuar pritje të gjata.

Mjekët e përgjithshëm, të konsideruar si shtylla e dytë e sistemit francez të kujdesit shëndetësor, filluan grevën më 26 dhjetor, duke kërkuar kushte më të mira pune.

Related posts

Sudani diskuton rindërtimin e Kartumit pas rikthimit të qeverisë në kryeqytet

Muhamet Ramadani

Të shtëna masive me armë zjarri në Ohajo, raportohet për të paktën 1 viktimë dhe 24 të plagosur! Autoritetet: Disa nga të lënduarit në gjendje kritike për jetën

admin

BE rregulla të rrepta për përdorimin e inteligjencës artificiale

admin