RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Persona të armatosur rrëmbejnë 32 persona nga stacioni i trenit në Nigeri

persona-te-armatosur-rrembejne-32-persona-nga-stacioni-i-trenit-ne-nigeri

Persona të armatosur me pushkë AK-47 kanë rrëmbyer më shumë se 30 persona nga një stacion treni në shtetin jugor Edo të Nigerisë, tha të dielën zyra e guvernatorit.

Sulmi është shembulli i fundit i pasigurisë në rritje që është përhapur në pothuajse çdo cep të vendit më të populluar të Afrikës, duke paraqitur një sfidë për qeverinë përpara zgjedhjeve presidenciale të shkurtit.

Policia tha në një deklaratë se barinjtë e armatosur kishin sulmuar stacionin Tom Ikimi në orën 16:00 të kohës lokale, derisa pasagjerët prisnin një tren për në Warri, një qendër nafte në shtetin Delta.

Disa njerëz në stacion u qëlluan me armë, tha policia.

Komisioneri i informacionit në shtetin Edo, Chris Osa Nehikhare, tha se rrëmbyesit kishin marrë 32 persona, megjithëse njëri ishte arratisur tashmë.

“Për momentin, personeli i sigurisë i përbërë nga ushtria dhe policia, si dhe njerëz të rrjetit vigjilentë dhe gjuetarë po intensifikojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në një rreze të arsyeshme për të shpëtuar viktimat e rrëmbimit”, tha ai. “Ne kemi besim se viktimat e tjera do të shpëtohen në orët në vijim”.

Korporata Nigeriane Hekurudhore (NRC) e kishte mbyllur stacionin deri në njoftimin e mëtejshëm dhe ministria federale e transportit i quajti rrëmbimet “krejtësisht barbare”.

NRC muajin e kaluar rihapi një shërbim hekurudhor që lidh kryeqytetin Abuja me shtetin verior Kaduna, disa muaj pasi persona të armatosur shpërthyen shinat, rrëmbyen dhjetëra pasagjerë dhe vranë gjashtë persona.

Pengu i fundit i marrë në atë sulm të marsit nuk u lirua deri në tetor.

Related posts

Kishin në plan të arrestonin këdo që futej ilegalisht, pezullohet zbatimi i ligjit për migrantët në Teksas

admin

Autori me thikë në dorë, pamjet nga sulmi në qendrën tregtare në Sidnei! Vrasësi qëllohet për vdekje nga policia, mes të plagosurve një foshnjë

admin

Opozita në Shqipëri e akuzon Ramën për mospërkrahje të Kosovës

admin