RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Me paradë të maskave të ndryshme hapet karnavali tradicional i Vevçanit

me-parade-te-maskave-te-ndryshme-hapet-karnavali-tradicional-i-vevcanit

Me rastin e Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër Julian, në Komunën e Vevçanit u hap zyrtarisht manifestimi tradicional “Karnavali i Vevçanit”, i cili konsiderohet si një nga kuriozitetet më të mëdha dhe më unike kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë përtej, me një traditë mbi 1.400-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Karnavali i Vevçanit, i cili mbahet me rastin e Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër, njihet si një manifestim provokues në të cilin paraqiten maska ​​dhe personifikime të ndryshme.

Kryetari i komunës së Vevçanit, Spase Koçovski, në një deklaratë për media tha: “Uroj të ketë shumë argëtim dhe shoqërim. E dini, kushedi se për cilën radhë, edhe këtë vit po mbahet Karnavali i Vevçanit. Për dy ditë, e Vevçani është një teatër i hapur. Do të ketë shumë argëtim, shumë humor, shumë satirë. Thjesht njerëzit duhet të relaksohen, të kënaqen dhe të largohen nga Vevçani me dëshirën për të na vizituar përsëri vitin e ardhshëm”.

Karnevali filloi me shfaqjen e grupeve të maskuara të personave në Lagjen e Epërme dhe të Ulët të fshatit, të cilët përmes maskave të tyre përcollën mesazhe në formë satirike, si dhe kritika për ngjarjet e vitit 2022 në vend, rajon dhe më gjerë.

Manifestimi përfundon nesër me djegien tradicionale të maskave, gjest me të cilin besohet se pronarët e tyre do të çlirohen nga e keqja, ndërsa viti vijues do të jetë më i mirë dhe me më shumë begati.

Karnavali i Vevçanit konsiderohet si një prej kurioziteteve më të mëdha unike dhe kulturore në Maqedoninë e Veriut me traditë 1.400-vjeçare. Ky karnaval përmes maskave dhe personifikimeve të ndryshme përcjell mesazhet për ngjarjet e ndodhura gjatë vitit paraprak në vend dhe më gjerë, duke i kritikuar ato. Komuna e Vevçanit dhe Karnavali i Vevçanit janë anëtare të Asociacionit të Qyteteve Botërore të Karnavaleve (FEEC).

Komuna e Vevçanit zakonisht porosit që asnjë komunitet që jeton në Maqedoninë e Veriut të mos zemërohet me veprimet dhe maskimet e karnavalit, ndërkohë apelon që të mos ketë ndarje mes qytetarëve, pa marrë parasysh fenë apo përkatësinë etnike, pasi ky karnaval e paraqet vendin si shtet multietnik.

Related posts

Von der Leyen drejt mandatit të dytë si presidente e KE/ Meloni: Shumë herët për të vendosur! Rezultati i partisë së Le Pen në Francë, i rëndësishëm

admin

Kreu i KFOR takim me kreun e Forcave te Armatosura serbe, çfarë u diskutua për Kosovën

admin

Presidenti iranian: Ato që ndodhin në Gaza, burim turpi për SHBA-në dhe Perëndimin

Muhamet Ramadani