RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski bisedon me Zelenskyn: Maqedonia e Veriut do vazhdojë ta ndihmojë Ukrainë në të gjitha mënyrat!

kovacevski-bisedon-me-zelenskyn:-maqedonia-e-veriut-do-vazhdoje-ta-ndihmoje-ukraine-ne-te-gjitha-menyrat!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski sot, përmes një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përcolli mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për popullin ukrainas në agresionin brutal ushtarak të pajustifikuar dhe të paprovokuar që po kryen Rusia kundër Ukrainës.

“Lufta që Rusia filloi gati një vit më parë është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së. Ukraina është një shtet i pavarur dhe sovran me zotërim të plotë të integritetit të saj territorial. Agresioni i kryer nga Rusia meriton dënimin më të ashpër, sepse përveç shkeljes së normave, shkakton edhe vuajtje të mëdha njerëzore dhe përkeqëson ekonominë globale”, tha kryeministri Kovaçevski.
Nga Qeveria njoftojnë se në bisedë u diskutua edhe për ndihmën dhe mbështetjen e mëparshme të ofruar nga Maqedonia e Veriut për Ukrainën. Presidenti Zelensky shprehu mirënjohjen e tij për popullin maqedonas për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e deritanishme. Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në të gjitha mënyrat e nevojshme.

Në fokus të veçantë të bisedës ishte zhvillimi i ngjarjeve në frontin ushtarak si dhe roli i OSBE-së në mundësitë e përfundimit të luftës.

“Si kryeministër i vendit që kryeson me OSBE-në, do të vizitoj Ukrainën”, theksoi Kryeministri Kovaçevski. /shenja

Related posts

Osmani: Kryetarët në veri të betohen brenda afatit, t’i bindin qytetarët që projektet janë në të mirë të tyre

rezart morina

Pasiguri për armëpushimin në Gaza, Izraeli zotohet të vazhdojë operacionin në Rafah

RTI

India në alarm pas vdekjeve nga virusi Nipah

rezart morina