RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja paralajmëron pasoja nëse Dodik vazhdon t’i qëndrojë afër presidentit rus

be-ja-paralajmeron-pasoja-nese-dodik-vazhdon-t’i-qendroje-afer-presidentit-rus

Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës dhe autoriteteve të saj për t’i dhënë presidentit rus Vladimir Putin ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë të rregullt për shtyp.

Stano ka kujtuar se presidenti rus është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm në Ukrainë dhe se civilët ukrainas po vriten dhe po shkatërrohet infrastruktura civile ukrainase.

Presidenti i entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ndau çmimin me 8 janar për sic u tha “kujdesin patriotik dhe dashurinë [e Putinit] për Republikës Sërpska”.

Autoritetet e Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb, miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje e Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjë-Hercegovinës.

Qëllimi ishte që ajo pjesë e Bosnjë-Hercegovinës t’i aneksohej Jugosllavisë, e cila në atë kohë po shpërbëhej.

Related posts

Izraeli kreu sulme në Gaza gjatë gjithë natës, vriten të paktën 10 palestinezë dhe plagosen 20 të tjerë

Muhamet Ramadani

Frika nga mungesat e furnizimeve shtyn Mbretërinë e Bashkuar të rrisë planifikimin emergjent për luftën në Iran

Muhamet Ramadani

Izraeli mbyll xhaminë e profetit Ibrahim për muslimanët në Al-Khalil

admin