RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia jep detaje për të shtënat me armë mbrëmë në Prishtinë

policia-jep-detaje-per-te-shtenat-me-arme-mbreme-ne-prishtine

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, me ç’rast ishte rrethuar edhe një parking në lagjen “Kalabria” në kryeqytet.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen ku ka treguar se pas raportimit të rastit njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Tutje tregohet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore, një gëzhojë plumbi.

Policia ka treguar se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar dhe se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.Nga Policia është treguar se rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore.

Related posts

Putin: Rusia dorëzon armët e para bërthamore në Bjellorusi

admin

39 pa’lestinezë të tjerë vr’iten në Ga’za, numri total shkon në të paktën 41.534

admin

Dimër stabil me rrymë, por me çmime të paparashikueshme

admin