RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Rritëm 100 milionë euro më shumë buxhetin e komunave

kurti:-rritem-100-milione-euro-me-shume-buxhetin-e-komunave

Kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me kryetarët e komunave të Kosovës ka thënë se buxheti për këto është rritur 100 milionë euro më shumë.

Kurti në këtë mbledhje ka kërkuar llogaridhënie dhe transparencë në harxhimin e buxheteve.

“Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove. Kjo duhet të reflektojë edhe me rritjen e cilësisë në terren, të shërbimeve komunale karshi qytetarëve tonë, mirëqenies, edukimit, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

“Duhet fokusuar që shpenzimi i buxhetit të jetë transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve”, shtoi ai.

Sipas tij, në këtë vit janë planifikuar që të shtohen disa pozita të reja për inspektoratet.

“Për vitin 2023 i kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet, që të mbrohen të drejtat e punëtorëve dhe cilësia e shërbimeve”, theksoi Kurti.

Në fund, ai ka përmendur edhe subvencionimin e energjisë që është bërë për qytetarët dhe bizneset.

“Kemi distribuuar 95 milionë euro për subvencionimin e energjisë, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset. U ndanë 6 milionë euro për eficiencën e energjisë”, ka përfunduar ai.

Në takim kanë marr pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe atë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Related posts

Biden lehtëson rrugën për shtetësi për gati 500.000 bashkëshortë të amerikanëve

admin

Arrestohen shqiptarë që po kalojnë nëpër shtetin serb

rezart morina

Shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike: Alpet humbën sasi të madhe akulli në 2022 se kurrë më parë

admin