Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” të martën mbrëma.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në drejtimin Prishtinë – Prizren, më saktësisht në Vërmicë.
Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Siç ka njoftuar Policia, hetimet janë duke u kryer për shkaqet që kanë çuar në aksidentin fatal.
Policia ka apeluar te drejtuesit e veturave që të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe kufizimet e shpejtësisë, veçanërisht në kohë të ndryshimeve atmosferike.