RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërron jetë mbreti i fundit i Greqisë, Konstandini i Dytë

nderron-jete-mbreti-i-fundit-i-greqise,-konstandini-i-dyte

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare Mbreti i fundit i Greqisë, Konstandini i Dytë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Agjencisë Shtetërore Greke “AMNA”, Konstandini i Dytë, i cili prej kohësh kishte probleme të rënda shëndetësore dhe luftoi me COVID-19 në ditët e fundit të tij, ka ndërruar jetë mbrëmë.

Konstandini i Dytë, i cili lindi në qershor 1940 në lagjen Paleo Psihiko të kryeqytetit Athinë, mbajti titullin “Mbreti i Greqisë” nga viti 1964 deri në vitin 1973, kur u shfuqizua monarkia në Greqi me referendum.

Ish-mbreti kishte dalë jashtë shtetit në dhjetor 1967, pas aksionit të pasuksesshëm të juntës së kolonelëve kundër regjimit në vend.

Kostandini i Dytë, i cili jetoi edhe në Itali dhe Britani, në vitet e fundit të jetës preferoi të jetonte në Greqi.

Në vitin 2003, Greqia i pagoi mbi 13 milionë euro dëmshpërblim ish-mbretit, i cili kërkoi kompensim për shpronësimin e pronave mbretërore.

Related posts

Ukraina: Forcat tona vazhdojnë të mbrojnë qytetin Bakhmut – VIDEO

rezart morina

U shemb pas përplasjes së anijes, 6 prej punëtorëve që ndodheshin në urë dyshohet se kanë vdekur

admin

Nikaragua mbyll ambasadën e saj në Gjermani

RTI