RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 4 milionë njerëz në Kenia kanë nevojë për ndihmë ushqimore

mbi-4-milione-njerez-ne-kenia-kane-nevoje-per-ndihme-ushqimore

Për shkak të thatësirës më shumë se 4 milionë njerëz në Kenia kanë nevojë për ndihmë urgjente ushqimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretarja e Kabinetit të Qeverisë së Kenias, përgjegjëse për Komunitetin e Afrikës Lindore, Rebecca Miano, në një deklaratë tha se thatësira në vend ndikoi negativisht në aksesin në ushqim.

Miano njoftoi se mbi 4 milionë njerëz në vend kanë nevojë për ndihmë ushqimore për shkak të thatësirës.

Duke theksuar se shumë rajone të vendit janë të prekura nga thatësira, Miano deklaroi se kohëzgjatja e shkurtër e reshjeve të shirave ka përkeqësuar situatën e krizës ushqimore.

Miano shtoi se janë në bashkëpunim me institucione të ndryshme për të luftuar krizën ushqimore.

Më shumë se 36 milionë njerëz në vendet e Bririt të Afrikës, Kenia, Somali dhe Etiopi janë prekur negativisht nga thatësira.

Related posts

Termocentralet me qymyr rifillojnë punën për shkak të krizës energjetike

admin

Kisha Katolike e Spanjës zbulon 706 akuza për abuzim seksual ndaj fëmijëve që nga viti 1945

Muhamet Ramadani

Putin kërcënon Armeninë: Përafrimi me BE-në mund të çojë në pasoja shkatërruese

admin