RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Me fundin e pushtimit të Karabakut nga Armenia, u hap dritare historike për paqen në rajon

erdogan:-me-fundin-e-pushtimit-te-karabakut-nga-armenia,-u-hap-dritare-historike-per-paqen-ne-rajon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se me fundin e pushtimit gati 30-vjeçar të Karabakut nga Armenia, u hap një dritare historike e mundësive për paqen e qëndrueshme në rajon, duke shtuar se është “vendimtare” që kjo dritare të mos mbyllet, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin Ankara së bashku me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev, Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë të punojë për të siguruar vleftësimin e kredencialeve të Azerbajxhanit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

“Ne do të vazhdojmë mbështetjen dhe përpjekjet tona për Azerbajxhanin derisa vendimi (mosratifikimi i kredencialeve të tyre) të anulohet”, tha Erdoğan

Muajin e kaluar, APKE-ja votoi për të mohuar vlefshmërinë e kredencialeve të delegacionit të Azerbajxhanit në organ, duke pretenduar se ai nuk i ka përmbushur angazhimet kryesore në kuadër të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Për lidhjet tregtare, Erdoğan tha: “Vëllimi i përgjithshëm tregtar turko-azerbajxhanas vitin e kaluar arriti në 7,5 miliardë dollarë për herë të parë. Ne do të shtojmë përpjekjet tona për të arritur një objektiv prej 15 miliardë dollarësh”, shtoi Erdoğan.

Erdoğan mirëpriti sot Aliyevin në kryeqytetin Ankara për të diskutuar të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe hapat për bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy vendeve.

Vizita e Aliyevit në Ankara është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që kur u rizgjodh në fillim të këtij muaji.

Related posts

Aktakuzë ndaj 23 policëve që mbikëqyrin kufirin me Shqipërinë, lejuan të hyjnë në Kosovë persona pa u verifikuar

admin

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Slavisha Filiq, dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile

rezart morina

Epokë e re në politikën ndaj drogave në Gjermani! Hyn në fuqi legalizimi i kanabisit për të rriturit, ja rregullat e reja

admin