RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Kuds

forcat-izraelite-vrasin-nje-palestinez-ne-kuds

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite gjatë një bastisje ushtarake në kampin e refugjatëve Kalandia, në veri të Kudsit Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria në deklaratën e saj tha se Samir Awni Harbi Aslan, 41 vjeç, vdiq pasi u qëllua në gjoks nga forcat izraelite.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite bastisën kampin dhe kontrolluan disa shtëpi, duke shkaktuar përleshje me banorët e zemëruar.

Ushtria izraelite nuk është prononcuar lidhur me incidentin.

Tensionet mbeten të larta në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor mes bastisjeve të vazhdueshme izraelite me pretendimet e arrestimit të atyre që i quajnë “palestinezët në kërkim”, ose për rrënimin e shtëpive palestineze. Bastisjet shpesh shkaktojnë përleshje me palestinezët, duke shkaktuar edhe viktima.

Related posts

Turqia ‘dënon ashpër’ bastisjen e grupeve fanatike hebreje në Al-Aksa

admin

Për Baki Goxhajn…

Kushtrim Guraj

Apeli vërteton dënimin prej 6 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për fajde

Muhamet Ramadani