RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite sulmon qytetin Nablus, plagosen tre palestinezë

ushtria-izraelite-sulmon-qytetin-nablus,-plagosen-tre-palestineze

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar se tre palestinezë u plagosën nga të shtënat e ushtrisë izraelite në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA)

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se mjekët trajtuan tre persona të plagosur nga të shtënat e ushtrisë izraelite.

Më herët gjatë ditës, dëshmitarët okularë njoftuan se forcat izraelite u futën në Nablus nga disa drejtime, duke raportuar edhe të shtëna me armë.

Forcat izraelite kanë kryer vazhdimisht bastisje në Nablus në kërkim të anëtarëve të një grupi të armatosur të njohur si “Strofulla e Luanëve”, që u shfaq vitin e kaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Izraeli fajëson grupin për sulmet ndaj objektivave izraelite, duke përfshirë vdekjen e një ushtari izraelit në tetor të vitit të kaluar.

Më herët gjatë ditës, një palestinez u vra nga të shtënat e ushtrisë izraelite gjatë një sulmi ushtarak në kampin e refugjatëve Balata, në veri të Kudsit Lindor.

Related posts

“Subvencionet 6”, ngrihet aktakuzë për ryshfet e keqpërdorim detyre ndaj 16 personave

Muhamet Ramadani

Kryeministri spanjoll: Kërcënimi i ekstremit të djathtë po fiton terren pas fitores së AfD-së në Gjermani

Kushtrim Guraj

Situatë e rëndë në Gaza, OKB: Një në dhjetë fëmijë vdesin nga uria

admin