RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fuqizimi i policisë me armë dhe autoblinda të reja, ndahen 3 milionë euro

fuqizimi-i-policise-me-arme-dhe-autoblinda-te-reja,-ndahen-3-milione-euro

Mbi 3 milionë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për këtë vit për blerjen e armëve dhe automjeteve të blinduara për Policinë e Kosovës.

Sipas të dhënave të prezantuara në Ligjin nr. 08/l-193, mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës sё Kosovës pёr vitin 2023, për automjete të blinduara dhe automjete të veçanta janë ndarë 1.800,000 euro.

Ndërsa për armë dhe pajisje speciale të policisë janë ndarë 1.450,000 euro.

Gati vlerë e njëjtë është vlerësuar të ndahen edhe për vitin e ardhshëm.

Rikujtojmë se policia aktualisht posedon një numër të madh të autoblindave dhe armëve të modeleve të fundit të cilat përdoren për kryerjen e detyrave zyrtare

Related posts

Papa Leone i përgjigjet deklaratave të Trump: Kushdo që më kritikon, duhet ta bëjë këtë me të vërtetën

admin

Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit

admin

Kosovë/ Spiropali në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari: Dëshmia se liria e Kosovës ka pasur çmim, jetën!

admin