RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PE-ja në mars voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

pe-ja-ne-mars-voton-per-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven

Në fund të muajit mars ose gjatë prillit Parlamentit Evropian pritet të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është konfirmuar për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne.

Më 29-30 mars ose në seancën e 17-20 prillit, Parlamenti Evropian pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët. Përmes një përgjigjeje me e-mail, kjo është konfirmuar për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne.

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të enjten ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ky është votimi i parë në vargun e votimeve që pritet të ndodhin në javët në vijmë, e që do të çojnë deri te vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në fund, duhet të votojnë edhe ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, kur edhe përfundojnë procedurat e votimit dhe vendimi shpallet në Gazetën Zyrtare.

Sipas vendimit tashmë të dakorduar, qytetarët e Kosovës do të gëzojnë lëvizjen e lirë pa viza, paralelisht me funksionalizimin e sistemit informativ evropian ETIAS, e në çdo rast kjo do të ndodhë jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Ndryshe, liberalizimi i vizave do t’ua mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si Zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane. Kosova aktualisht është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.

Related posts

Osmani udhëton për në Austri, merr pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2023

admin

‘BE, test për udhëtarët nga Kina’, Franca kërkon rregulla të reja kundër COVID

admin

Kurti pas takimit me ambasadorë të vendeve të QUINT-it: Hapja e urës së Ibrit nuk është kundër askujt

admin