RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pushtimi i BE-së me refugjatë nga Ballkani

pushtimi-i-be-se-me-refugjate-nga-ballkani

330 mijë kalime të paligjshme vetëm gjatë vitit 2022

Numri i emigrantëve të parregullt në Bashkimin Evropian është rritur në vitin 2022 me 64 përqind krahasuar me një vit më parë. Agjencia Europiane e Mbrojtjes së kufirit, Frontex deklaroi se janë 330 mijë hyrje të parregullta, shifra përbëjnë nivelin më të lartë të kalimeve të paligjshme që nga viti 2016.

Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë rruga më aktive e kalimit të emigrantëve të paligjshëm drejt shteteve anëtare të BE-se me më shumë se 14 mijë refugjatë të paligjshëm vetëm në muajin Nëntor, dy herë më shumë se një vit më parë.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka regjistruar numrin më të lartë të kalimeve te paligjshme drejt shteteve te BE-se që nga kulmi i krizës së migracionit në vitin 2015.

Presioni i vazhdueshëm migrator në rrugën e Ballkanit Perëndimor mund t’i atribuohet përpjekjeve të përsëritura për të kaluar kufirin nga emigrantët nga shtetet e lindjes se mesme apo Afrikës veriore që janë të pranishëm në rajon dhe atyre që po abuzojnë me aksesin pa viza në disa shtete te rajonit.

Në fund të vitit të kaluar Serbia ka kufizuar regjimin e saj të vizave që pritet të zvogëlojë numrin e kalimeve të paligjshme të refugjatëve. Frontex ka vendosur rreth 500 oficerë në kufijtë e jashtëm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. /tvklan

Related posts

BE kritika Mongolisë që nuk arrestoi Vladimir Putinin: Nuk morën parasysh detyrimet e parashikuara nga GJNP për të zbatuar fletarrestin

admin

Lajçak paralajmëron një vizitë edhe në Serbi

RTI

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së: Situata në Gaza “katastrofike, e pandërgjegjshme dhe e turpshme”

admin