RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Krizë e paprecedentë ushqimore, 30 milionë fëmijë në botë të kequshqyer

krize-e-paprecedente-ushqimore,-30-milione-femije-ne-bote-te-kequshqyer

Konfliktet e armatosura, efektet e ndryshimeve klimatike dhe pandemia, kostoja në rritje e jetesës po shkaktojnë një krizë të paprecedentë ushqimore, e cila tashmë ka çuar më shumë se 30 milionë fëmijë në kequshqyerje akut.

Ky është alarmi i ngritur në një njoftim të përbashkët nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara: FAO, UNHCR, Unicef, OBSH, Programi Botëror i Ushqimit.

“Kjo situatë ka të ngjarë të përkeqësohet edhe më shumë në vitin 2023. Ne duhet të sigurojmë aksesin e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët e vegjël, vajzat dhe gratë shtatzëna dhe ato që ushqehen me gji,” tha CEO i FAO, QU Dongyu.

Alarmi ka të bëjë kryesisht me pesëmbëdhjetë vende: Afganistani, Burkina Faso, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Haiti, Kenia, Madagaskari, Mali, Nigeri, Nigeria, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani dhe Jemeni.

Ajo që po shpaloset sot, thotë Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, janë “kriza të përshkallëzuara” që po lënë miliona fëmijë të kequshqyer dhe e kanë bërë më të vështirë për ta aksesin e shërbimeve thelbësore.

“Nënushqyerja është e dhimbshme për fëmijën dhe në rastet më të rënda, mund të çojnë në vdekje ose dëmtim të përhershëm të rritjes dhe zhvillimit”. – shton ajo.

Për këtë arsye, agjencitë kërkojnë që të përshpejtohet zbatimi i Planit Global të Veprimit për Fëmijët në nevojë.

Related posts

Turqia dënon ‘ekzekutimet’ në Bregun Perëndimor

admin

Koreja Veriore paralajmëron banorët për “mot ekstrem”

admin

BE bie dakord për ligjin historik për të rregulluar më nga afër IA

Muhamet Ramadani