RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPJD: Nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në KiE

mpjd:-nuk-eshte-votuar-kunder-dhe-nuk-ka-deshtuar-anetaresimi-i-kosoves-ne-kie

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me një sqarim për publikun, duke thënë se nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Përmes një komunikate për media, nga MPJD kanë thënë se përkundër kësaj nga maji i vitit të kaluar janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit.

“Duke qenë se procedura e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është komplekse dhe për t’i sqaruar disa keqkuptime dhe keqinterpretime të bëra së fundi, e shohim të nevojshme publikimin e kësaj komunikate. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar. Përkundrazi, që nga 12 maji i vitit 2022 janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit. Në muajin shtator të vitit 2022, nga vet Sekretariati i Këshillit të Evropës është dhënë interpretim ligjor mbi aplikimin e Republikës së Kosovës, i cili konfirmon qartë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e Republikës së Kosovës si anëtare e plotë e Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftim.

Nga kjo Ministri kanë thënë se aplikimi i Kosovës është në fazën e parë dhe se ajo do të angazhohet që kjo fazë të kalohet sa më parë.

Related posts

Aksident fatal në Muhovc të Ferizajt, një person humb jetën

Muhamet Ramadani

Historiani francez: Izraeli shkatërroi kulturën 4000-vjeçare në Gaza

admin

Rama, mburrje me një turp të pritshëm për Shqipërinë: fjalim në Knesset(!)

RTI