RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Brazil, gjykata e lartë urdhëron hetim ndaj Bolsonaros për trazirat

brazil,-gjykata-e-larte-urdheron-hetim-ndaj-bolsonaros-per-trazirat

Gjykata e Lartë e Brazilit të premten urdhëroi hetimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro me akuzën për nxitje trazire, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se një hetim filloi kundër Bolsonaros për shkak të rolit të tij të dyshuar në bastisjen e Kongresit dhe ndërtesave të tjera qeveritare.

Në Brazil filluan protesta që kur Bolsonaro humbi zgjedhjet presidenciale në tetorin e kaluar.

Luiz Inacio Lula da Silva i krahut të majtë mori 50,9 për qind të votave kundrejt 49,1 për qind të Bolsonaros së ekstremit të djathtë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 30 tetor.

Pas disfatës, mbështetësit e Bolsonaros fillimisht bllokuan rrugët në vend për ditë të tëra dhe më pas bënë thirrje për ndërhyrje të forcave të armatosura.

Më 15 nëntor, në 123-vjetorin e shpalljes së Republikës në vend, mbështetësit e Bolsonaros zhvilluan demonstrata pranë selisë ushtarake në qytetet Brasilia, Sao Paulo, Rio de Janeiro, Recife dhe Belen me të njëjtën kërkesë.

Lula da Silva mori detyrën si udhëheqësi i ri i Brazilit më 1 janar.

Më 8 janar, mbështetësit e Bolsonaros, duke brohoritur parulla që kërkonin ndërhyrje nga ushtria, thyen barrierën e policisë dhe hynë në ndërtesën e Kongresit.

Policia spërkati gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pro-Bolsonaros, por disa demonstrues u panë duke u ngjitur në çatinë e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Policia braziliane arrestoi 1.800 persona në lidhje me bastisjet e ndërtesave qeveritare.

Related posts

Netanyahu: Fitorja e Izraelit në Gaza do të sigurojë “më shumë marrëveshje historike të paqes”

admin

Osmani me ftesë të presidentit Pendarovski nesër fillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut

rezart morina

Kosovë, organizohet Forum Ekonomik me investitorë sauditë

rezart morina