RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Suplementet e vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit me 38%

​suplementet-e-vitamines-d-mund-te-zvogelojne-rrezikun-e-kancerit-me-38%

Marrja e suplementeve të vitaminës D gjatë muajve të ftohtë është e domosdoshme. Nga mbajtja e kockave tuaja të shëndetshme deri tek rritja e sistemit tuaj imunitar, vitamina D luan një rol vendimtar në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Për më tepër, hulumtimet sugjerojnë se vitamina e diellit mund të parandalojë edhe kancerin .

Mungesa e vitaminës D do të thotë që rreziku për sëmundje të ndryshme, duke përfshirë disa lloje të kancerit, rritet më shumë. Por a mundet që rritja e niveleve të vitaminës D të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes vdekjeprurëse?

Studiuesit e Harvardit filluan të hetojnë lidhjen midis kancerit dhe vitaminës D në një provë të rastësishme , të botuar në revistën JAMA Network Open.

Shërbimi shëndetësor sqaron se të rriturit kanë nevojë për 10 mikrogramë vitaminë D në ditë, që është e barabartë me 400 IU.

Pjesëmarrësit në provë ishin të moshës 50 vjeç e lart dhe pa kancer në fillim të studimit. Pas ndjekjes së grupit për një mesatare prej 5.3 vjetësh, ekipi hulumtues zbuloi se suplementet reduktuan rrezikun e kancerit metastatik ose fatal me 17 për qind.

Related posts

Gabimi që bëni kur mbani ilaçet në frigorifer

Muhamet Ramadani

Pse fëmijët nuk duhet të qëndrojnë zgjuar deri vonë?

admin

Çfarë ndodh me trupin kur ulni kripën? Ndryshimi në zemër dhe tension do t’ju befasojë

RTI