RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dhuna në familje, tetë raste për 24 orë

dhuna-ne-familje,-tete-raste-per-24-ore

Tetë raste të dhunës në familje, janë raportuar vetëm brenda 24 orëve. Dy raste të dhunës janë raportuar në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar mashkull, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq po ashtu në Prishtinë është raportuar dhe një rast tjetër i dhunës. Por kësaj radhe viktimë ka qenë një mashkull, i cili ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

E viktimë e dhunës në familje, ka qenë dhe një femër në Fushë Kosovë, e cila ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Edhe në Istog, është arrestuar një person, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

E në Prizren është arrestuar një grua, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 13 vjeçar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq një rast tjetër i dhunës është shënuar dhe në Suharekë, ku një person është arrestuar pasi që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast i dhunës në familje është shënuar dhe në Pejë. Sipas raportit të policisë, është arrestuar një burrë, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa dhe në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor ka shkuar tek vëllai i saj. Po ashtu janë proceduar shkresat për urdhër mbrojtës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Related posts

Së paku 100 të vdekur nga zjarri në një dasmë në Irak

admin

Stoltenberg nga Kievi: Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë

rezart morina

Policia gjermane falënderon Policinë e Kosovës për gjetjen e veturës në Mitrovicë të Veriut

admin