RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Britania e Madhe kërkon nga Kosova dhe Serbia kompromise

britania-e-madhe-kerkon-nga-kosova-dhe-serbia-kompromise

Ambasadori britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott, ka thënë se kaluara s’mund të harrohet, por se sipas tij, Kosovë dh Serbia duhet të bëjnë kompromise.

Të martën në një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Filozofik, ka thënë se asnjë shtet në Ballkan nuk duhet ta vë në dyshim të ardhmen evropiane, ndonëse ka përsëritur faktin se shteti i tij nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian.

“Jam shumë krenar që Mbretëria e Bashkuar është në çdo hap me Kosovën. Nuk duhet harruar e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, por duhet bërë kompromis. Në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk duhet ta vërë në dyshim të ardhmen evropiane. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian, në e mbështesim plotësisht të ardhmen e Evropës”, ka thënë ai.

Abbott ka folur edhe për problematikën e migrimit dhe ka thënë se këtë fazë prioritet mbetet lufta në Ukrainë.

“Sot nuk kemi asnjë prioritet më të madh se sa ta përkrahim Ukrainën deri në çlirimin e saj. Që nga vera e kaluar ne kemi parë shumë, por shumë shqiptarë duke shkuar në Mbretëritë e Bashkuara, e që kjo përben një problematikë në vete”, ka theksuar ai.

Related posts

“Bereqeti” merr përsipër renovimin e pesë shtëpive në Mitrovicë

rezart morina

Edhe Supremja vërteton që qytetarëve iu faturua jashtëligjshëm rryma e shpenzuar në veri

admin

SHBA mbështet qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Niger

admin