RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Polonia, mbështetësja kryesore e refugjatëve ukrainas

be:-polonia,-mbeshtetesja-kryesore-e-refugjateve-ukrainas

Qytetarët e BE-së e konsiderojnë Poloninë si mbështetësen kryesore të refugjatëve ukrainas, sipas një sondazhi të kryer në nëntë vende të BE-së.

Polonia u rendit e para, si vendi i BE-së më i përfshirë në ndihmën e refugjatëve nga Ukraina e pushtuar nga Rusia, ku 42,1 përqind qytetarë holandezë thanë se Polonia është mbështetësi kryesor i ukrainasve.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën Gjermania dhe Italia përkatësisht, me 13,4 për qind dhe 11,2 për qind.

Të quajtura si vendet më pak të përfshira në ndihmën e refugjatëve ukrainas ishin, Qiproja, Danimarka, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Sllovakia dhe Sllovenia (secila me 0,2 përqind).

Sondazhi i kryer online u zhvillua në fund të nëntorit dhe dhjetorit me pjesëmarrjen e 1000 qytetarëve. /atsh

Related posts

Rruga “Xhorxh Bush” hapet sot – do të jetë shesh për qytetarët dhe për qarkullimin e trafikut urban

admin

Shefi i OKB-së mirëpret përpjekjet për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në Bangladesh

admin

Të paktën 41 gra u vranë gjatë trazirave në burgun e grave në Honduras

admin